Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Meseme (UNSHM) Blendi Hodai sot ishte në Kuvend ku u mbajt debat publik me deputetët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i unionit tha që do ta diskutojnë propozimin e unionit që të ketë dy lëndë eksterne dhe dy interne. Më tej shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje nëse nuk duan nga Ministria e Arsimit që maturantët të protestojnë para ministrisë me tenda.

Para disa ditëve Unioni i Nxënësve patën takim edhe me kryeministrin Zaev, ku kryetari i unionit tha që takimi ishte i frytshëm dhe se ekziston vullnet nga ana e kryeministri që të gjendet një zgjedhje në lidhje me kërkesat e tyre për modifikimin e maturës shtetërore

“Nga diskutimet që kishim sot në debat publik me deputetët dhe përfaqësuesit e MASH, është se do të diskutojmë propozimet që të kemi dy lëndë eksterne për provim ashtu edhe siç e kemi kërkuar, por gjithashtu të kemi edhe dy lëndë interne, por në dy internet duhet të shënohet nota mesatare e 4 viteve të shkollës se mesme”, deklaroi Blendi Hodai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Unioni i nxënësve në debat publik në Kuvendin e Maqedonisë, nëse nuk ka zgjidhje do të ketë protesta shkruan Telegrafi.