Nxënësit takohen me Zaevin, ka vullnet për zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme zhvilluan takim me kryeministren Zoran Zaev. Kryetari i unionit Blendi Hodai tha se takimi ishte i frytshëm dhe se ekziston vullneti nga ana e kryeministri që të gjendet një zgjedhje në lidhje me kërkesat e tyre për modifikimin e maturës shtetërore. Por nëse kërkesat e tyre nuk do të pranohen Hodai paralajmëroi protesta me vendosjen e kampeve para MASH.

“Patëm një takim të frytshëm në aspektin se ekziston vullneti tek ana e kryeministrit që të gjendet një zgjidhje në lidhje me maturën shtetërore. Të gjitha mundësit që i kemi do të mundohemi që t’i analizojmë dhe në të njëjtën kohë të marrim një vendim konkret së bashku me maturantët. Nëse kjo nuk do të ndodh nga 1 marsi do të fillojmë me tendat përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe do të qëndrojmë atje deri sa të pranohen kërkesat tona”, tha Blendi Hodai – Kryetar i UNSHM-së.

 

Nxënësit takohen me Zaevin, ka vullnet për zgjidhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy