Universiteti i Tetovës njofton se procesi për zgjedhjen e rektorit të ri po zhvillohet normalisht.

“E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar.

Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik.

Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ju njoftojmë se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e UT-së./Telegrafi/

The post Universiteti i Tetovës: Procesi për zgjedhjen e rektorit po zhvillohet normalisht appeared first on Telegrafi.