UT-ja anulon konkursin për zgjedhjen e rektorit, do të publikojë konkurs të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin i Universitetit të Tetovës kumtoi se në seancën e sotme Senati i UT-së mori vendim për anulimin e konkursit publik për zgjedhjen e rektorit, të shpallur më 18 maj 2023 dhe solli vendim për shpalljen e konkursit të ri për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës për periudhën kohore 2023-2026.

Sipas kumtesës, arsyet janë me qëllim që zgjedhja të bëhet pa presionin e opinionit.

“Senati i Universitetit të Tetovës mbajti seancë më 29 maj 2023 dhe mori vendim për anulimin e konkursit publik për zgjedhjen e rektorit, të shpallur më 18.5.2023 dhe solli vendim për shpalljen e konkursit të ri për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës për periudhën kohore 2023-2026. Arsyet pse është marrë një vendim i tillë janë vetëm për faktin se procedura për zgjedhjen e rektorit duhet të kryhet pa presion nga publiku dhe palët e treta, gjë që njollos integritetin institucional të Universitetit dhe lë vend për qëllime të fshehta”, thuhet në kumtesë.

Nga atje thonë se procedurën e mëtejshme për zgjedhjen e rektorit do ta realizojë Komisioni zgjedhor i universitetit, i cili është krijuar nga Senati i Universitetit.

Advertisement

“Megjithëse Senati ka të drejtë kushtetuese, ligjore dhe statutore për autonomi në marrjen e vendimeve në lidhje me zgjedhjen e rektorit, në këtë rast kjo është e përcaktuar qartë me nenin 9 paragrafi (4) të Ligjit për arsimin e lartë dhe nenin 9 paragrafi (4) të Statutit të Universitetit të Tetovës, për arsyen e cekur më lart, u vendos që kriteret që do të përmbahen në konkursin e ri publik do të jenë vetëm ato që citohen fjalë për fjalë në ligj”, thuhet në kumtesë

UT-ja anulon konkursin për zgjedhjen e rektorit, do të publikojë konkurs të ri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy