Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, në një deklaratë me shkrim për media ka reaguar ndaj, siç theksohet, “presionit të koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.

“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, thekson Vajc në deklaratën e shkruar për mediat.

Kuvendi në seancën e së martës votoi mosbesimin për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi. Nisma për interpelanca, e dorëzuar më 7 shkurt, u mbështet nga 67 deputetë të shumicës qeverisëse, por pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra, siç e kërkon edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor.

Kryeministri Hristijan Mickoski pardje në një deklaratë për media tha se pret që Dameva, Cërvenkovska, Mustafa, Çaçarova-Ilievska dhe Ademi të largohen nga pozitat e tyre, sepse u mungon besueshmëria për të qenë në ato pozita.

Advertisement

The post Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy