minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Vaksinat kundër coronavirusit do të arrijnë në janar në Maqedoni - Struga.info


Vaksinat kundër coronavirusit do të arrijnë në janar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për media deklaroi se në vend do të arrijnë vaksinat kundër Covid 19 ne fillim të janarit edhe atë nga shteti i Bullgarisë si donacion.

“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.

Filpçe shtoi se masat e reja të cilat janë në fuqi deri më tani kanë dhënë efektin e duhur.

“Jemi në periudhë para festave të fundivitit, por kemi lënë pas vetes një vit shumë të vështirë dhe besoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mirë. Apeloj deri te qytetarët të festojnë me përgjegjësi me rrethin e familjes duke respektuar protokollet dhe masat e përcaktuara. Masat që i kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatin ashtu siç kemi prit”, tha Filipçe.

Advertisement

Venko Filipçe gjithashtu theksoi se mutacioni i ri i virusit i paraqitur në Britani nuk ka asnjë lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19. Ai tha se edhe tek ne në laboratorët e ASHAM-it, janë konstatuar mutacione të vogla.

The post Vaksinat kundër coronavirusit do të arrijnë në janar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy