Varhelyi: Duhet të fillojnë menjëherë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioneri për Zgjerimin të BE-së i paraqiti eurodeputetët raportet mbi përparimin e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë dhe bëri thirrje për fillimin e menjëhershëm të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, raporton AIM nga Brukseli.

Siç thuhet në raportet e Komisionit Evropian këtë vit, Komisioneri Evropian Varhelyi përsëriti para eurodeputetëve nga Komiteti i Punëve të Jashtme se shtyrja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, është e dëmshme për besueshmërinë e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne po punojmë ngushtë për të zhbllokuar situatën dhe për të zgjidhur problemin në këtë temë të vështirë, tani për tani nuk kemi qenë të suksesshëm, por kemi shpresë, deri në fund të këtij viti ne duhet të rekomandojmë, kjo nuk duhet të vihet në dyshim, dhe e jona është të rekomandojmë, kur them ne, kam parasysh të gjitha shtetet anëtare të BE -së, kam parasysh edhe Maqedoninë e Veriut e cila është partnere në këtë, kam udhëtuar në të dy kryeqytetet dhe jam ende gati të ndihmoj, por kjo mund të kërkojë më shumë angazhim”, tha sot Varhelyi në Parlamentin Evropian sot.

Ai shtoi se duke pasur parasysh ciklet zgjedhore në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, kjo periudhë nuk ndihmon, por se kjo enigmë duhet të tejkalohet./Telegrafi/

Advertisement

Varhelyi: Duhet të fillojnë menjëherë negociatat me Shkupin dhe Tiranën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy