Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili sot u takua me presidentin Stevo Pendarovski dha mbështetje për hapjen e bisediemve për antarësim.

“Dhashë mbështetjen për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe nevojën që Këshilli i BE-së të jep pëlqyeshmëri për kornizën negociuese. E rëndësishme është që Maqedonia dhe Bullgaria të gjejnë zgjidhej të përbashkët”, shkroi Varhelyi.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski është për vizitë dy ditore në Bruksel ku do të ketë takime me përfaqësues të BE-së dhe NATO-s.

Ai përveç me Varhelyi, u takua edhe me Mirasllav Laichak dhe Josep Borrell, ndërsa sot është paraparë të ketë takim edhe me David Sassoli dhe Charles Mishel./Telegrafi/

Advertisement

Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy