Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi sot në sallën “Boris Trajkovski” pas dorëzimit të vaksinave nga BE tha se nuk ishte e lehtë për të siguruar vaksina dhe shtoi se ata vazhdojnë të kujdesen për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe duhet të jetë një ditë e mrekullueshme për Maqedoninë e Veriut. Më në fund kemi arritur të marrim vaksina. Kjo nuk ishte e lehtë dhe ne kemi punuar shumë me qeverinë austriake për ta realizuar këtë dhe për t’ju treguar se na intereson. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.

Shpresojmë se do të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë dhe të përfundojmë vaksinimin. Kjo është një dhuratë për popullin e Maqedonisë së Veriut për të mposhtur pandeminë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj se të gjithë do të vaksinohen shpejt dhe se në dy muajt e parë i gjithë personeli shëndetësor do të vaksinohet”, tha Varhelyi./Telegrafi/

Varhelyi: Vaksinat janë dehurat për popullin e Maqedonisë së Veriut, kujdesemi për Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";