Vazhdohen edhe për një javë masat aktuale për hyrje në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masat dhe rregullat aktuale për të udhëtuar në Greqi, përkatësisht Dokument lidhur me Kovid-19 dhe PLF formular, të cilat mes tjerash vlejnë edhe për shtetasit ne Maqedonisë së Veriut, janë vazhduar edhe për një javë, lajmëroi korrespondentja e AIM-s nga Athina.

Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyri në fuqi në orën 6 të mëngjesit, ndërkaq në fuqi është deri të premten e ardhshme, 8 tetor.

Për të udhëtuar tek fqinji jugor, nuk ka ndryshime, e detyrueshme është certifikata për vaksinim apo vërtetimi për Kovid-19 të kaluar apo PCR negativ/rapid test, si dhe formular i plotësuar për hyrje në vend, përderisa për të pavaksinuarit, përkatësisht për ata të cilët udhëtojnë me test negativ edhe më tutje është në fuqi vendimi për testim shtesë në pikat hyrëse në Greqi.

Për hyrje nga Maqeodnia e Veriut në Greqi janë të hapura të gjitha vendkalimet kufitare, të cilat punojnë 24 orë.

Advertisement

Të gjithë vizitorët “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend”, njejtë si në katër muajt e gjysmë të fundit kanë katër opsione, në lidhje me dokumentet që duhet t’i dorëzojnë dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa AIM detajisht i transmeton të gjitha rregullat për udhëtim në fqinjin jugor.

Opsioni i parë është të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e dhënies.

Mundësia e dytë është me test negativ: ose PCR e marrë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose një test antigjeni (i shpejtë) i marrë 48 orë më parë. Për të dy opsionet, testi duhet të jetë në një laborator privat ose të aprovuar nga shteti i vendit të origjinës dhe certifikata duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermane, italisht, spanjisht ose rusisht, si dhe për certifikatën. Përmban emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.

Për ata të cilët udhëtojnë me test negativ “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes, të cilët në Greqi mbërrijnë nga shtetet: Egjipti, Shqipëria, Argjentina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Brazili, Gjeorgjia, Kuba, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Kina, Libia, Maroku, Pakistani, Rusia dhe Turqia”, të cilët udhëtojnë me test negativ, parakusht për hyrje është të kenë rezultat negativ nga testimi i detyrueshëm me test PCR dhe rapid në pikat hyrëse në Greqi.

Advertisement

Testimi i obligueshëm nuk vlen për udhëtarët të cilët kanë cerifikatë valide për vaksinim me 14 ditë të kaluara nga doza e dytë ose vërtetim për sëmundje të kaluar në gjashtë muajt e fundit.

Opsioni i tretë ka të bëjë me ata të cilët e kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e fundit dhe mund të dorëzojnë vërtetim për sëmundje të kaluar me testim laboratorik PCR ose antigjen test të shpejtë, ndërsa certifikata jepet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlera e tij është deri 180 ditë më vonë.

Dokumenti duhet të jetë nga një institucion publik ose nga laboratorë të aprovuar nga vendi i origjinës, të përmbajë të dhëna për pasaportë dhe përsëri, ai mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.

Kovid certifikata digjitale evropiane është edhe një mundësi alternative për hyrje në Greqi.

Advertisement

Obligimet konkrete për udhëtim vlejnë për fëmijët me 12 vjet të mbushura.

Për më tepër, për udhëtime, formulari elektronik PLF (Forma e Lokatorit të Pasagjerëve) është i detyrueshëm, i cili duhet të plotësohet përmes faqes në internet https://travel.gov.gr nga shtatë në një ditë para nisjes, pas së cilës do të merrni një konfirmim me një kod QR dhe konsiderohet si një dokument i nevojshëm për hyrjen në Greqi.

Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund të testohen, dhe zgjedhja bëhet sipas algoritmit shëndetësor dhe me ndihmën e kodit nga formulari PLF.

Testimeti, për të vaksinuarit dhe ata të cilët kanë kaluar Kovid-19 janë sipas zgjedhjes së rastit, ndërsa për të tjerët, për ata të cilët udhëtojnë me test negativ. Testimi është i detyrueshëm.

Advertisement

Nëse rezultati është pozitiv, parashikohet një karantinë dhjetë ditore, ndërsa nëse është për njerëzit që kanë përfunduar vaksinimin 14 ditë më parë, atëherë izolimi i detyrueshëm është shtatë ditë.

Në ditën e fundit të karantinës, ata që dolën pozitivë nevojitet të bëjnë PCR test.

Personat të cilët udhëtojnë së bashku me rastet e konfirmuara, përkatësisht kontaktet e afërta të atyre që janë pozitivë me Kovid-19, kanë mundësi të kthehen në vendin e tyre ditën e njejtë apo të nesërmen, nën kushtin të marrin dy teste negative nga dy testime (PCR apo rapid) të bëra në afat prej 24 orëve dhe gjatë udhëtimit të mbajnë maskë N95.

Në rast se personat të cilët udhëtojnë së bashku me rastet e konfirmuara mbeten në vend, ndërkaq nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e fundit, atëherë duhet të jenë në izolim 14-ditor pas kontaktit të fundit me personin pozitiv, pa u testuar apo shtatë ditë karantinë dhe në ditën e shtatë të bëjnë test PCR.

Advertisement

Nëse kontaktet e afërta janë të vaksinuar apo kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e fundit, atëherë nuk nevojitet karantinë, por detyrimisht testohen me test PCR gjatë hyrjes në vend.

Për shkelje të masave ligjore dhe detyrimeve ligjore, janë parashikuar gjoba monetare.

Për të hyrë në Greqi, të gjitha pikat kufitare tokësore janë të hapura 24 orë në ditë, me përjashtim të Merzanit për në Shqipëri, e cila është e hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, ndërsa nga Turqia përmes Kastanjesit dhe Kipit në ditë, lejohet hyrja e 1.500 personave.

Nga Maqedonia e Veriut në fqinjin jugor përmes Evzonit (Bogorodicë), përmes Niki (Mexhitlia) dhe Dojran, pa kurrfarë kufizimesh lidhur me numrin e vizitorëve apo lidhur me orarin e punës.

Advertisement

Në vendim, siç transmeton AIM, thuhet se turistët, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi, duhet të respektojnë masat që vlejnë edhe për grekët.

Vazhdohen edhe për një javë masat aktuale për hyrje në Greqi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy