Vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2024 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet duhet të vazhdojë sot në mesditë debatin amendamentesh për Propozim-buxhetin për vitin 2024.

Deri më tani janë shqyrtuar 82 amendamente nga gjithsej 272 të dorëzuara, prej të cilave 250 janë të deputetëve të opozitës OBRM-PDUKM dhe Koalicionit.

Buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm peshon 5.5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe janë 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose janë 5,8 për qind më të larta se në vitin 2023.

Advertisement

Për paga janë parashikuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transferet sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, prej të cilave 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, ndërsa rreth 13,2 miliardë denarë janë për përfitimet e mbrojtjes sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës.

Rritja ekonomike parashikohet në nivelin 3.4 për qind, ndërsa inflacioni deri në 3.6 për qind./Telegrafi/

Vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2024 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy