Vazhdon greva e të punësuarve në Drejtorinë e Librave Amë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Greva e të punësuarve në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës për nënshkrim të marrëveshjes kolektive, rritje lineare të pagave për 30 për qind dhe përmirësim të kushteve për punë”.

Këtë e deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë, Toni Milloshevski gjatë vizitës së Njësisë territoriale të institucionit në Tetovë që të kryejë mbikëqyrje se si zhvillohet greva e cila sot hyn në ditën e pestë.

“Rritja e pagës minimale në vitin 2022 ka sjell deri në barazimin e pagave të të punësuarve në profesione të ndryshime. Ne si Sindikatë e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë konsiderojmë se duhet të ketë rritje linare të pagave te të gjithë të punësuarit në këtë institucion që vite me radhë nuk janë rritur. Deri në vitin 2010 kemi qenë nën MPB-në, ndërsa prej atëherë askush nuk ka ndikuar në rritjen as edhe të titujve të rinj. Kemi kolegë që punojnë edhe nga 30 vjet, ndërsa ende janë referent të rinj. Ka kolegë që marrin 14.700 denarë, nuk e marrin të plotë 15.200 që është paga minimale e cila tani normalisht duhet të jetë 18 mijë”, deklaroi Milloshevski.

Në ditën e pesë të grevës, Sindikata paralajmëron se ushtrohet presion ndaj të punësuarve që të ndërpresin të njëjtën.

Advertisement

“Ka pasur presione të mëdha dhe ende janë evidente. Ka nga disa parti politike, ka nga vetë udhëheqësia e Drejtorisë deri te disa të punësuar. Të punësuarit që janë me kontrata kanë presion më të madh”, ka thënë Milloshevski.

Vazhdon greva e të punësuarve në Drejtorinë e Librave Amë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy