Vazhdon kërkimi i 14-vjeçares së zhdukur në Shkup, MPB: Po hetohen të gjitha motivet e mundshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vazhdon kërkimi i 14-vjeçares së zhdukur në Shkup, MPB: Po hetohen të gjitha motivet e mundshme

Vazhdon për të tretën ditë me radhë kërkimi për Vanja Gjorçevska, vajzën 14-vjeçare nga Shkupi, e cila u zhduk në rrugës për në shkollë, në lagjen e Shkupit, Debar Mëhallë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot informuan se kërkimet vazhdojnë gjatë gjithë kohës dhe se po hetohen të gjitha motivet dhe arsyet e mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje policia e publikoi fotografinë e saj me një përshkrim në njoftimin e personave të zhdukur, kurse fotografia e saj është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.

Advertisement
Lexo po ashtu
Ende nuk ka gjurmë nga 14-vjeçarja e zhdukur në Shkup, policia vazhdon me kërkimin

Vanja u zhduk pardje rreth orës 07:20 në rrugës për në shkollë. Sinjali i fundit nga telefoni i saj është locuar në rrugën “Partizanska” përballë sallës Universale.

Advertisement

Informatat për zhdukjen e saj janë përcjellë edhe nga mediat rajonale./Telegrafi/

Vazhdon kërkimi i 14-vjeçares së zhdukur në Shkup, MPB: Po hetohen të gjitha motivet e mundshme
Njoftimi nga MPB për zhdukjen e 14-vjeçares

Vazhdon kërkimi i 14-vjeçares së zhdukur në Shkup, MPB: Po hetohen të gjitha motivet e mundshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy