Veles, një grua lind foshnjën në taks

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para spitalit të Velesit një grua në taksi ka lindur foshnjën e saj.

Mjekja Vesna Nedellkovska Nikollova që është edhe zëdhënëse e spitalit tha se foshnja është e gjinisë mashkullore dhe se nëna është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gruaja e cila ka lindur në taksi menjëherë është ndihmuar nga infermierja e Repartit të fëmijëve e cila ka shkuar për në punë, dhe më pas kanë ardhur edhe dy infermiere nga Reparti i Akusherisë të cilat kanë ndihmuar të lind. Bëhet fjalë për foshnjë e gjatë 50 centimetra dhe e rëndë 3.2 kilogramë. Edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha mjekja Nedellkovska Nikollova.

Nëna dhe foshnja momentalisht ndodhen në Repartin e Akusherisë në spitalin e Velesit./Telegrafi/

Advertisement

Veles, një grua lind foshnjën në taks shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy