Velkovski-Geer: BE-ja mbetet një mbështetëse e fortë për vendin në përpjekjet e saj për të ulur papunësinë dhe për të përmirësuar mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare dhe logjistike për krijimin e politikave dhe masave cilësore që do të avancojnë sistemet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe do të përmirësojnë situatën e tregut të punës duke rritur punësueshmërinë e qytetarëve dhe duke ulur shkallën e papunësisë.

Kjo u konfirmua në takimin e sotëm të parë të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, ku u bisedua për gjendjen aktuale në departament dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën në vijim, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

“Velkovski informoi se në tre muajt e ardhshëm prioritet i tij është rritja e transparencës dhe efikasitetit të punës së ministrisë dhe institucioneve nën juridiksionin e tij, në mënyrë që qytetarët të mund t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, sipas rregullimi ligjor”, thonë nga MPPS.

Në takim, shtojnë nga atje, u bisedua edhe për aktivitetet e përbashkëta të MPPS-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, ndërsa ambasadori Gir shprehu besimin se fondet evropiane mbeten të hapura për të mbështetur projekte dhe masa, përfitimi përfundimtar i të cilave është për qytetarët./Telegrafi/

Advertisement

Velkovski-Geer: BE-ja mbetet një mbështetëse e fortë për vendin në përpjekjet e saj për të ulur papunësinë dhe për të përmirësuar mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy