Velkovski ndaloi përdorimin e automjeteve zyrtare për punonjësit në MPPS gjatë fushatës zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të kompetencave të ministrit teknik, sot drejtorëve të qendrave për punë sociale, qendrave ndërkomunale për punë sociale, institucioneve publike dhe të gjithë palëve të interesuara të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar që janë nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ministri Gjoko Velkovski u ka dërguar udhëzim për shfrytëzimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, në përputhje me kodin zgjedhor.

“Indikacioni ka të bëjë me shfrytëzimin e ligjshëm të hapësirës së zyrës, pajisjeve të zyrës dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, përkatësisht për zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Mosrespektimi i detyrimeve dhe ndalimeve nga raportimi sjell përgjegjësi penalo-juridike sipas rregullave ligjore.

Në periudhën në vijim, nëse ndonjë qytetar vëren keqpërdorim të burimeve, agjitacion, veprimtari partiake, keqpërdorim të pozitës zyrtare për të ndikuar në vullnetin e lirë të qytetarëve, menjëherë duhet të lajmërojë në ministri në numrin 02/3106456 ose në email [email protected]”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Velkovski ndaloi përdorimin e automjeteve zyrtare për punonjësit në MPPS gjatë fushatës zgjedhore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy