Një incident ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në lagjen “Butel” të Shkupit në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”.
Aktualisht policia ndodhet në terren dhe po kryen kontrolle në vendngjarje.
“Më datë 06.06.2023 në ora 03:38 është raportuar se në rrethinën e Çairit, katër persona të cilët kanë ardhur me një automjet, kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por kanë dështuar”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga ana e policisë dhe po merren masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Vendoset mjet shpërthyes në një bankomat të Shkupit appeared first on Telegrafi.