Vërtetohen lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në spitalin modular për pacientët me COVID-19 në Tetovë është konfirmuar se ka gabime gjatë ndërtimit dhe se kompania që është përgjegjëse duhet të mënjanojë vërejtjet”.

Këtë e tha sot drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera infrastrukturore. Është dhënë afat prej pesë ditëve që të largohen gabimet. Ujë dhe rrymë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me një kompani, prej ku na thanë se për dy-tre ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek Klinika Infektive dhe mund të lidhet. Nëse nuk dalin probleme tjera, javën e ardhshme shpresojmë që spitali modular të lëshohet në përdorim”, tha Etemi.

Në spitalin modular do të ketë vend për 35 persona, ndërsa për momentin në disa objekte në Spitalin Klinik janë të hospitalizuar 41 pacientë.

Advertisement

“Nuk është problemi tek shtretërit. Kudo që të jenë pacientët, sëmundja është e rëndë. Spitali është i madh dhe nuk jemi frikësuar që mund të vijë situata të mos kemi shtretër. Edhe pa spitalin modular nuk kemi pasur probleme”, tha Gzim Nuredini, koordinator në covid-qendrën.

Tema e spitalit modular në Tetovë u aktualizua, pasi u shtrua nevoja për përdorimin e tij, si rezultat i rritjes së rasteve me Covid-19./Telegrafi/

 

Vërtetohen lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy