Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme vazhdoi me aksionin për dënimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

“Vetëm sot në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 921 shoferë, prej të cilëve 37 janë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse 4 të tjerë kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga policia.

Ata shtojnë 461 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 460 jashtë vendbanimit.

MPB bën të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ato apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/ /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm sot 921 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni shkruan Telegrafi.