Gjithsej 190 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollin e përforcuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë në gjithë territorin e vendit.

“Nga 190 shoferë të gjobitur, 8 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse 3 prej tyre janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar ”, thuhet në raportin policor.

Nga gjithsej 190 automjete, 100 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 90 të tjerë jashtë vendbanimit.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat”, thonë nga policia./Telegrafi/

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

Gjithsej 190 dënime për tejkalim shpejtësie në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy