Vetëm tetë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni dhe asnjë i vdekur, shërohen 72 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.265 testime dhe janë regjistruar vetëm tetë raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja tre janë në Shkup, dy në Strumicë dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Kërçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 72 pacientë, kurse të vdekur nuk ka pasur.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithej 155.624, ndërsa prej tyre 149.862 pacientë janë shëruar dhe 5.475 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 287./Telegrafi/

Advertisement

Vetëm tetë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni dhe asnjë i vdekur, shërohen 72 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy