Vetëvritet një person në burgun e Kumanovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Usein Rashidov, i cili vitin e kaluar në mënyrë mizore e vrau Tankica Malladenovska nga Koçani, në mëngjes është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit

Nenad Cvetkoviq, drejtor i Burgut Kumanovë në fshatin Kshanje për MIA-n e konfirmon informatën se trupi i personit të dënuar është gjetur rreth orës 6.

Ai potencoi se janë njoftuar prokuroria publike dhe gjykata, ndërsa trupi është dërguar për autopsi.

Rashidov u dënua në burg të përjetshëm për veprën e kryer vrasje mizore, i cili vjet me 40 therrje e vrau Tankicën.

Advertisement

Aktvendimi i Gjykatës themelore në Koçan ende nuk është i plotëfuqishëm, pasi në vijim janë procdura ankimuese, e në këtë gjykatë në vijim ishte edhe procedura për Rashidovin për vepër të kryer penale shantazh, pasi me vite ka shantazhuar Tankicën me fotografi kompromituese.

The post Vetëvritet një person në burgun e Kumanovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy