Vetingu pjesë e fushatës së kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut e cila ka nisur më 4 prill, tashmë është futur në javën e dytë. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar takimet me qytetarët dhe aktivitetet e tyre, ndërsa në fjalimet e tyre kanë përmendur edhe vetingun si premtim të tyre.

Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Gazi Babës në Shkup akuzoi kundër kandidaten e tij për manipulim me deklaratat se do t’i abrogon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara pas ardhjes në pozitën e presidentes. Sipas Pendarovskit, asnjë partner strategjik nuk mbështet kthimin mbrapa aq më pak politikat OBRM-PDUKM-së.

“Kur t’i pyesni partitë kryesore në opozitë e cila prej para një viti është vet shpallur fituese ende pa u shpallur zgjedhjet dhe pa ardhur data e tyre, duke i ndarë edhe funksionet: Çfarë ofroni ju ndryshe nga ne?! Thonë se të gjitha marrëveshjet që i keni nënshkruar nga Marrëveshja e Ohrit dhe deri sot do t’i abrogojmë dhe përsëri do t’i ri-negociojmë”, tha Pendarovski.

Gordana Siljanovska Davkovka nga Prilepi tha se ka ardhur koha që në pozitat shtetërore duke filluar nga presidenti, të vijnë njerëz me përgjegjësi dhe obligim ndaj interesit të qytetarëve. Duke folur për mandatin e kundër kandidatit të tij, Davkovka tha se në 5 vitet e fundit Pendarovski ka humbur kontaktin me qytetarët.

Advertisement

“Patjetër të vijnë njerëz të përgjegjshëm të cilët do të ju bindin çdo ditë qoftë si kryetar, kryeministër, ministër ose deputet se janë aty për ju, për realizimin e kërkesave dhe nevojave njerëzore dhe interesit të qytetarëve në bazë të standardeve dhe mënyrës Evropiane. Jam e bindur se kjo tashmë për disa vite mungon në vendin tonë. Nëse më pyetni mua se çfarë mund të bëj unë, ju them se do të bëj atë që nuk e bëri presidenti aktual”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkovka.

Sipas kandidatit Stevço Jakimovski, duhet të ketë debat mes kandidatëve për president sepse ka propozim për fshirjen e maqedonasve nga Kushtetuta, daljen e Maqedonisë nga Ballkani i Hapur e të ngjashme.

“Planifikoj të kaloj në raundin e dytë dhe zakonisht fitoj në raundin e dytë. Le të mendojnë ata që ikin nga debatet a do të gjenden në raundin e dytë”, tha Jakimovski, i cili thotë se populli dëshiron kandidatë të guximshëm, e jo ata që ikin nga debatet.

Kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani nga tubimi në Dibër tha se ky front është një bashkim historik i fuqive politike dhe i synimit europian me qëllim të garantimit të një jete më të mirë dhe më të pasur për të gjithë qytetarët

Advertisement

“Jam i privilegjuar që jam i vetmi kandidat shqiptar për president që pas vete ka nëntë parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend dhe mbi supet e mia bart një nga misionet më fisnike qindvjeçare, atë të heqjes së kufijve midis nesh. Ky është Fronti Europian. Ky front më ka mundësuar që të jem bajraktar i heqjes së kufijve nëpërmjet integrimit të rajonit tonë në BE dhe unë i jam falënderues frontit që këtë besim të madh e ka vendosur mbi supet e mia”, deklaroi Bujar Osmani.

Kandidatja Biljana Vankovska aktivitetet elektorale i ka vazhduar sot takimet me qytetarët në Vinicë dhe Koçan. Para qytetarëve Vankovska ka shpalosur programin e saj dhe përcaktimet politike mbi abrogimin e marrëveshjeve sipas saj, nënçmuese për Maqedoninë dhe popullin maqedonas.

“Morëm njoftim nga Qeveria se për ditën e votimit se do të jetë e lirë vetëm për administratën publike. Mendoj se është e padrejtë dhe e pabarabartë për qytetarët me të drejtë vote. Të gjithë punëdhënësit privat mund të mos i lejojnë të punësuarit të dalin nga orari i punës dhe të votojnë. Jo pa qëllim potencova qytetin e Shkupit në të cilin jetojnë qytetarë nga shumë vende. Kodi Zgjedhor obligon se e drejta e votës duhet të ushtrohet në adresën e cila ju shkruan në dokument apo ku është lëshuar karta e identitetit”, deklaroi Biljana Vankovska.

Kandidati për president Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët.

Advertisement

Gjatë takimeve, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta. Taravari shprehi zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kandidati për president Maksim Dimitrievski, sot tha se përshtypjet e tij nga takimet me qytetarët janë të shkëlqyera.

“Ka një qasje shumë pozitive nga ana ime dhe jam pritur shumë pozitivisht nga qytetarët”, tha ai duke shtuar se në prezantimin e programit politik me pagesë nuk janë të barabartë me kandidatët e favorizuar. Ai thekson se me siguri pret një vend në raundin e dytë dhe fitore në zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/

Vetingu pjesë e fushatës së kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy