Vetura devijon nga rruga Mavrovë-Dibër dhe bie në lumin “Radika”, vdesin tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë rreth orës 16:45 minuta është raportuar se në rrugën R1-202 Mavrovë -Dibër, në afërsi të Urës së Strezimirit, automjeti i pasagjerëve “Renault Stage” me marka kombëtare gjermane, në pronësi të personit me iniciale R.F.(42) nga fshati Novak, kishte devijuar nga rruga dhe kishte përfunduar në lum.

Siç informon MPB-ja, pas aksidentit, nga mjeku i Emergjencave Mjekësore – Gostivar është konstatuar vdekja e personave N.S.(52), R.N.(35) dhe R.F., të gjithë nga fshati Novak, si dhe personi me iniciale S.M.(49) nga fshati Novak është dërguar në Spitalin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.

“Prokurori publik dhe ekipi hetimor nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë kryer kontroll tek vendi i aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, personave të vdekur do të iu bëhet autopsi”, njofton MPB.

Vetura devijon nga rruga Mavrovë-Dibër dhe bie në lumin “Radika”, vdesin tre persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy