Vijon dita e dytë e grevës së mjekëve familjarë në RMV, akoma nuk janë kontaktuar nga asnjë institucion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Po vijon dita e dytë e protestës së Shoqatës së Mjekëve Familjarë.

Kryetarja e Shoqatës, Dr. Lilia Çolakova-Dervishova, thotë se ende nuk janë kontaktuar as nga Ministria e Shëndetësisë, as nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Ne do të durojmë për tre ditë, atë që kemi marrë si vendim, në interes të përmirësimit të statusit, kthimit të dinjitetit të punonjësve shëndetësorë, mbajtjes së të rinjve këtu. Kërkesat janë ato, dhe prioritet është rritja e çmimit të kuotës për pacient, nëse do të merret një vendim në nivel të qeverisë, në Ministrinë e Financave, sepse realisht me gjithë këto çmime dhe rritje të çmimeve, për pesë vjet gjithçka është duke lëvizur vazhdimisht, vetëm tek ne nuk lëviz asgjë”, thotë Dr. Çollakova-Dervishova.

Sipas saj, shpenzimet e përgjithshme të mjekëve familjarë janë shumë të larta dhe vazhdimisht mbeten jashtë buxhetit.

Advertisement

“Me ardhjen e çdo ministri dhe drejtori të ri japim mbështetje, jemi të hapur për bashkëpunim. Kemi pyetje edhe për Fondin edhe për Ministrinë dhe kemi sqaruar se çfarë duhet bërë, i kemi lokalizuar të gjitha problemet dhe për çdo problem kemi një mënyrë për ta tejkaluar”, tha kryetari i Asociacionit.

Protesta e mjekëve privatë ka nisur dje dhe do të vazhdojë deri nesër.

Ata vendosën që përmes një proteste paqësore të mos jepnin udhëzime dhe receta për tre ditë, me kërkesë për rritjen e kuotës për pacientë.

Krahas rritjes së kuotës, mjekët kërkojnë ndër të tjera rritjen e buxheteve për specialistët, laboratorët dhe për ambulancat rurale, të mos mbyllen zyrat e mjekëve që duan të vazhdojnë punën edhe në moshën mbi 64 vjeç.

Advertisement

Vijon dita e dytë e grevës së mjekëve familjarë në RMV, akoma nuk janë kontaktuar nga asnjë institucion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy