
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin tetor të vitit 2025.
Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, prej sot, 6 nëntor 2025.
Me qëllim shmangien e turmës përpara dhe përbrenda bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje të orarit të përcaktuar në rend alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:
– 06.11.2025– A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll
– 07.11.2025– M, N, Nj, O, P, R S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.