Sezoni turistik në Ohër vazhdon edhe në ditët e shtatorit, falë motit të mirë dhe temperaturave të larta. Vizitorët më të shumtë janë nga Holanda dhe Polonia si dhe nga vendet fqinje. Sipas statistikave nga janari deri në qershor vërehët rritje e numrit të turistëve për 11.1 përqind, ndërsa vërehet edhe rritje e numrit të bujtjeve për 9,9 përqind. Punonjësit turistik nuk janë të kënaqur nga fitimet përkundër numrit të lartë të turistëve.
“Këtë vit kemi sezonë turistik më të dobët se vitin e kaluar. Në Ohër kishte lëvizje, qyteti ishte plot dhe ishte përshtypja se sezona ishte e mirë dhe po punohet por fitimi ishte më i dobët.”, tha punonjësi turistik Asim Çelik.
“Ohri kishte shumë turistë, ne kemi sasi por jo dhe cilësi të turistëve. Kemi mjaftë turistë nga Turqia që janë të organizuar mirë ku të drekojnë dhe çka të vizitojnë për dallim nga turistët privatë që duhet të harxhojnë para në më shumë pjesë të vendit. Ohri duhet të ketë më shumë cilësi dhe kjo duhet të bëhet me rregullimin e çmimeve sepse ka ankesa për çmimet e larta në Ohër.”, tha varkëtari Zoran Angelloski.
Turistët thonë se muaji i shtatorit është muaj më i përshtatshëm për pushim sepse nuk ka rremujë të vizitorëve
“Është shumë mirë, natyrë e mrekullueshme me peisazh të bukur.”, u shpreh një turist.
“Është shumë mirë edhe moti është i pështatshëm, uji është i ngrohtë dhe asnjëherë s’ka qenë më mirë.”, tha një turist.
“Është shumë më ngrohtë se vikendet e kaluara. Shpresoj të vazhdojë kështu.”, u shpreh një turist.
Deri në fund të shtatorit në Aeroportin e Ohrit do të jenë linjat e rregullta nga Holanda dhe Polonia. Qeveria gjatë ditës së djeshme publikoi thirrjen e re publike për subvncioninim e linjave të reja ajrore. Mbështetja financiare për secilin pasagjer në aeroportin e Ohrit do të jetë 12 euro.
The post Vijon sezoni turistik në Ohër, vërehet numër i lartë i turistëve të huaj appeared first on Telegrafi.