Vitin e kaluar kanë doktoruar 201 persona në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vitin 2021 titullin Doktor i Shkencave e kanë fituar 201 persona, që është një rritje prej 15.5 përqind krahasuar me vitin 2020. Vitin e kaluar titullin Master i Shkencave dhe Specialist e kanë marrë 1.976 persona, nga të cilët 1.727 ose 87.4 përqind janë master, ndërsa 249 ose 12.6 përqind janë specialistë. Numri i masterave dhe specialistëve krahasuar me vitin 2020 është rritur për 12.4 përqind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh kanë doktoruar në shëndetësi dhe mbrojtje sociale, 23.4 për qind, pasuar nga shkencat sociale, gazetari dhe informacion me 17.4 përqind, ndjekur nga biznesi, administrata dhe drejtësia me 15.9 përqind, artet dhe shkencat humane me 11,4 përqind, ndërsa pjesa tjetër me përqindje më të ulët kanë doktoruar në fushat tjera.

Njëqind e pesëmbëdhjetë gra mbrojtën disertacionet e doktoraturës gjatë vitit 2021, duke përfaqësuar 57.2 për qindtë numrit të përgjithshëm të disertacioneve të doktoraturës në të njëjtin vit.

Përqindja më e madhe e numrit të përgjithshëm të personave që kanë doktoraturë, pra 30.8 për qind e kryejnë profesionin e tyre në arsim.

Advertisement

Përqindja e grave master në numrin e përgjithshëm të personave që kanë marrë titullin master në vitin 2021 është 59.6 për qind.

Në vitin 2021, pjesa më e madhe e temave të magjistraturës, 558 ose 32.3 përqind, janë në fushën e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 22.2 përqind janë në fushën e shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit, e ndjekur nga inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi me 15.9 përqind./Telegrafi/

Vitin e kaluar kanë doktoruar 201 persona në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy