Vitin e kaluar për 33 përqind është ulur numri i automjeteve të importuara në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia Covid-19, e cila ndikoi negativisht në punën e shumë sektorëve, gjithashtu preku industrinë e automobilave. Për shkak të kërkesës së zvogëluar, importuesit e automjeteve të reja u detyruan të përshtaten me rrethanat e reja të vendosura nga pandemia dhe të zvogëlojnë importet e automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupi i Importuesve të Automjeteve të Reja në Shoqatën e Dhomave të Tregtisë në një deklaratë për MIA tha se ata panë një rënie të shitjeve prej 33 përqind vitin e kaluar krahasuar me 2019.

“Arsyet për këtë situatë bazohen në krizën ekonomike, përkatësisht në konsumin e zvogëluar. Qytetarët po përmbahen nga konsumimi i mallrave të akcizës për shkak të situatës në ekonomi dhe në të njëjtën kohë kompanitë po përmbahen nga investimet e reja për shkak të aktiviteteve të reduktuara të biznesit dhe zvogëlimit të të ardhurave”, thonë nga Grupi i Automjeteve.

Me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ata presin që në periudhën e ardhshme të marrin masa që do të stimulojnë blerjen e automjeteve të reja, veçanërisht ato që mundësohen nga energjia elektrike.

Advertisement

“Disa masa janë shpallur tashmë nga Qeveria, zbatimi i të cilave ne presim të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtojnë nga atje për AIM-në.

Të dhënat nga Administrata Doganore tregojnë gjithashtu se më pak vetura të reja janë importuar vitin e kaluar sesa në vitin 2019.

Sipas këtyre të dhënave, vitin e kaluar janë importuar gjithsej 5.172 automjete të reja në vend, që është rreth 1.000 automjete më pak krahasuar me vitin 2019 kur 6.341 automjete të reja hynë në vend./Telegrafi/

Vitin e kaluar për 33 përqind është ulur numri i automjeteve të importuara në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy