Vjosa Osmani: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e meritojnë bllokadën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtruesja e detyrës presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për TV21, ka folur në lidhje me bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat me BE-në.

Ajo tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e meritojnë bllokadën.

“Mendoj që Kosova patjetër duhet të përfshihet më shumë në çështjen e shqiptarëve në Maqedoni çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, për çështjen e shqiptarëve në përgjithësi pavarësisht se ku jetojnë ata. Kjo është e domosdoshme sepse vetëm në qoftë se punojmë bashkë ne mund të avancojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni në Mal të Zi dhe në vende të tjera. Mendoj megjithatë se çështje e bllokimit apo vendosjes së vetos nga ana e Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut është çështje ku Kosova nuk mund të bëjë shumë përtej deklarimeve publike siç edhe i kemi bërë deri më tani”.

“Vlerësimi im edhe nga fakti që e kam përcjellë procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor që një kohë të gjatë është që nuk do të duhej të kishim raste të tilla kur tema që janë të natyrës historike të vlerësimeve të historisë ta bllokojnë ecjen përpara të një shteti drejtë BE-së. Sepse kur bëhet vlerësimi i reformave bëhet vlerësimi i përmbushjes apo jo të atyre reformave në momentin e tanishëm dhe jo siç është sjellë një shtet në të kaluarën”.

Advertisement

“Tjetër çka është kur flasim për krime të luftës kur bashkëpunimi me gjykata ndërkombëtare është e domosdoshme, është pjesë e kapitullit 35 që ka të bëjë me çështje të drejtësisë. Mirëpo të thuhet çështje të identitetit duhet të bëhen pjesë nëpërmjet të cilave dikujt i vendoset veto për anëtarësim drejtë BE-së përkundër reformave mendoj që është një gabim i madh që i dëmton qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk e meritojnë atë dëm që u bëhet duke u bazuar në interpretimet siç po i dëgjojmë”, tha Vjosa Osmani./TV21/

 

Vjosa Osmani: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e meritojnë bllokadën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy