VLEN: AKI nuk ekziston më

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN ka reaguar duke thënë se koalicioni AKI janë ende në heshtje zgjedhore dhe se me largimet e fundit nga AKI është bërë e qartë se ajo nuk ekzison.

Nga VLEN thonë se qytetarët ishin të lodhur nga BDI pa ide, që në vend të reformave tentuan të sillnin politikanë të vjetër si risi.

Reagimi i plotë:

Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare nuk është dorëheqje, është rrëzim. Është shembja e një ndërtese të ngritur me mashtrime, improvizime dhe lojëra pas shpinës së qytetarëve. Me tërheqjen e Krenar Llogës, pas largimit të Menduh Thaçit, pas panikut në BDI dhe heshtjes tre–kokëshe Ahmeti–Taravari–Sela tash e tetë ditë, është bërë krejtësisht e qartë: AKI nuk ekziston më. Është shuar, tretur dhe mbetur vetëm si një hije e vetvetes. Këta që dikur pozonin si shpëtimtarë të shqiptarëve, sot nuk kanë guximin të japin as një deklaratë. Heshtja e tyre nuk është taktikë, është kapitullim. BDI tentoi të shesë “reformë” me Blerim Bexhetin, por qytetarët janë lodhur nga paketimi i vjetër me letër të re. Kush tenton të rikthejë të dështuarin si shpëtimtar, vetëm dëshmon se ka mbetur pa ide, pa njerëz dhe pa fytyrë politike. Rënia e AKI-së është dëshmia më e madhe se kulla e mashtrimeve 20-vjeçare po shkërmoqet gur më gur. Populli shqiptar nuk pranon më lojëra. Nuk pranon më etiketime, fyerje e kërcënime. Shqiptarët në “referendumin” e tyre vulosën çlirimin përfundimtar. VLEN rithekson: Ne jemi këtu, të fortë, të bashkuar dhe me legjitimitet të plotë. Ata po largohen nga skena, ne po hyjmë në epokën e përgjegjësisë. Është fundi i rrenave dhe fillimi i punës së vërtetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy