VLEN: BDI, Arsovska dhe Apasiev dalin kundër VLEN-it dhe kundër shqiptarëve të Çairit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kur mendonim se BDI nuk mund të binte më poshtë, ja ku është aleanca më e turpshme në historinë politike të vendit: BDI, Danella Arsovska dhe Dimitar Apasiev, të gjithë së bashku, kundër VLEN dhe kundër shqiptarëve nga Çairi. Po, e lexuat mirë! Apasiev, njeriu i njohur për fyerje, urrejtje dhe shpifje ndaj shqiptarëve, tani është bërë partner i BDI-së në një përpjekje për të shpëtuar Danellën dhe për të mbajtur gjallë regjimin e vjetër të Blerim Bexhetit. Kjo është një aleancë hipokrizie, interesi të ulët dhe paniku të thellë para ndryshimit që vjen nga VLEN”, thonë nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se ndaj Visar Ganiu po sulmohet sepse BDI ka frikë nga humbja.

“Kryetari është nën sulm me të gjitha mjetet: politikisht, dhe tani ideologjikisht, përmes një tresheje që nuk ndan as vlera dhe as parime, por vetëm frikën e humbjes. BDI vendosi të formojë një aleancë me antishqiptarin më të madh në vend, vetëm për të ndaluar vrullin e VLEN. Por ata nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë atë. VLEN është zëri i popullit, është vullneti i shumicës dhe është e ardhmja që po afrohet me hapa të sigurt. As Apasiev, as Danella, as BDI nuk mund ta ndalojnë këtë uragan ndryshimesh që filloi me Çairin”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: BDI, Arsovska dhe Apasiev dalin kundër VLEN-it dhe kundër shqiptarëve të Çairit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy