
VLEN ka reaguar ndaj pohimeve të BDI-së në lidhje me emërimin e ri të Guvernatorit të ri të Bankës Popullore.
Nga atje thonë se BDI-në askush se ka ndaluar më herët të emërojë në këtë post ndonjë shqiptar.
“BDI-ja, partia e milionerëve dhe mashtrimeve kronike, për dy dekada e premtonte guvernatorin shqiptar. Ata që për 22 vite e ndanin pushtetin me lugë floriri, sot nga opozita bërtasin: “Pse nuk ka shqiptar në krye të Bankës Popullore?”
E pra, askush nuk i ka penguar ta bëjnë, por nuk e bënë! Sepse për BDI-në, pushteti nuk ishte për shqiptarët, por për xhepat e vet. Guvernatori u harrua, por tenderët dhe luksin nuk i harruan kurrë.
Faktet flasin vetë!
BDI nuk premtoi se Drin Ahmeti do të bëhej milioner, por e bënë!
BDI nuk premtoi bixhoz në çdo cep të familjeve shqiptare, por e sollën!
BDI nuk premtoi se do ta lironin Mijallkovin nga burgu, por e bënë!
Tani kanë guximin të kërkojnë llogari për diçka që vetë e premtuan, por nuk e realizuan kurrë”, akuzojnë nga VLEN.
Nga atje thonë se VLEN nuk mashtron, nuk gënjen dhe nuk shet patriotizëm të rrejshëm.
“Ne nuk kemi premtuar guvernator, sepse nuk bëjmë teatër me ndjenjat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e VLEN./Telegrafi/
The post VLEN: BDI guvernatorin e pati në gojë, por tenderët në xhep appeared first on Telegrafi.