VLEN: Interpelanca ndaj Afrim Gashit është një eksperiment kundër NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga VLEN kanë reaguar pas nismës së “Levicës” për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit, Afrim Gashi. Nga BDI thonë se në mënyrë të koordinuar po krijohet histeri në publik.

“Si në çdo eksperiment politik, ashtu në interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti. Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në publik, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit.

Lvica është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja kërkon alibi për të hyrë hapur në këtë grup dhe për të kaluar nga roli i përkrahësit të heshtur në atë të koordinatorit politik.

Cili është qëllimi? Qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit. Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”, thuhet në reagimin e VLEN./Telegrafi/

Advertisement

The post VLEN: Interpelanca ndaj Afrim Gashit është një eksperiment kundër NATO-s appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy