
VLEN sot ka dënuar aksionin tendencioz për rivendosjen e monumentit të Andon Lazov- QOSETO në Shkup.
“Ky akt paraqet provokimin e radhës të inskenuar nga ana e aleancës së ”errët “Arsovska- BDI-Levica, dhe është tentim për të rrënuar marrëdhëniet ndëretnike duke rikthyer temat polarizuese dhe konfliktuese ndaj të cilave shoqëritë ndëretnike janë të ndjeshme.
Tema e Qoseto-s u rihap në prag të fushatës për zgjedhjet lokale. A ishte ky vendim i koordinuar nga shtabi i Danella Arsovskës në Saraj? Ndërkohë që qyteti po mbytet në plehra e familje të tëra, amvisëri e biznese po jetojnë verën më të nxehtë në historinë e vendit pa ujë, Arsovska me partnerët e saj BDI dhe Levica merren me nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kërcënimin e stabilitetit.
VLEN rikujton opinionin se përmendorja e QOSETO-s u ndërtua nga paratë e Qeverisë në të cilën Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti ishin ministra të BDI-së si partner qeveritar. Ky akt qyqar i kryetares në ikje ka vetëm një qëllim: vazhdimin e skenarëve destabilizuese dhe përpjekje për të sfiduar stabilitetin e institucioneve”, thuhet në reagimin e VLEN.
Nga VLEN shtojnë se kryetarja e dështuar Arsovska dhe partnerët e saj- BDI dhe “LEVICA” nuk do t’ia dalin./Telegrafi/
The post VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica appeared first on Telegrafi.