VLEN për kryeministrin shqiptar: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fari Hiseni nga VLEN deklaroi sot se ish-kandidati i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi ka demantuar tezat e BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe ka nxjerr në pah hipokrizinë e tij.

“Naser Ziberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptarë në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet sepse 100 ditët, siç ka pohuar opozita e bashkuar shqiptare janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që tentohet tu servohet shqiptarëve”.

“A u shkëmbye dhe u shit mandati 2 vjeçar i kryeministrit shqiptar për milionat e skandalit “Soravia” Qendra Tregtare në zemër të Shkupit e blerë nga nipi i Ali Ahmetit 25 vjeçar në vlerë prej 30 milionë eurove? A u shit kryeministri i parë shqiptar për milionat e pista nga biznesi i kazinove që Artan Grubi përmes Lotarisë së tij po i realizon me nëntokën serbe dhe bullgare?”, u shpreh Fari Hiseni, VLEN .

VLEN për kryeministrin shqiptar: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy