“VLEN”: Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, fitorja e parë e opozitës shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare kanë reaguar në lidhje me zgjedhjen e Abdush Demirit për anëtar në KSHZ. Nga koalicioni “VLEN” thonë se fitoret e opozitës filluan akoma pa ardhur zgjedhjet.

“Falë presonit të madh të Kolicionit VLEN dhe qytetarëve, por edhe presionit të vazhdueshëm ndaj Qeverisë nga partnerët ndërkombëtar SHBA-ja dhe BE-ja, pushteti hibrid i BDI-së dhe LSDM-së, e humbi betejën për kontrollin e plotë të KSHZ-së dhe manipulimin e zgjedhjeve”.

“Dje Kuvendi e votoi kandidatin e VLEN për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demiri me 90 vota “PËR” dhe pa asnjë votë kundër. Por, opinioni duhet ta dijë se për Abdush Demirin si anëtar shqiptar i KSHZ-së, nuk votuan vetëm pesë deputetët e Ziadin Selës dhe dy të partisë “E Majta” të Apasievit. Shfrytëzoj rastin që në emër të Koalicionit VLEN, të falënderoj të gjithë deputetët të cilët votuan “PËR” Abdush Demirin”.

“Sepse, pavarësisht Koalicionit SELA-APASIEV i cili është një mutacion i BDI-së, me zgjedhjen e Abdush Demirit në KSHZ, koalicioni VLEN shënoi fitoren e parë të madhe. Nga ana tjetër, shihet qartazi se BDI është shndërruar në parti e izoluar politikisht, sidomos nga partnerët strategjik ndërkombëtarë të shqiptarëve. BDI dhe politikat e saj me tipare komuniste, të cilat dirigjohen nga bizneset ruse dhe serbe në vend, tashmë po dështojnë çdo ditë, e nuk mund të mbajë nën kthetrat e saj sistemin e shtetit”.

Advertisement

“Për fatin e mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë, për fatin e mirë edhe të shtetit, fryma demokratike në vend filloj të vjen me hapa të sigurt, të cilët po i mer koalicioni VLEN. Abdush Demiri është kuadër i cili me punën në të kaluarën e tij dëshmon se në KSHZ do të luftohet për procese zgjedhore demokratike dhe korrekte. Për këtë na bind e kaluara e Demirit. Ai udhëhoqi për një vit me Agjencinë për Punësim dhe atë vit, ky institucion u shpall më i suksesshmi dhe ndër të paktët me zero korrupsion”, thonë nga “VLEN”./Telegrafi/

“VLEN”: Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, fitorja e parë e opozitës shqiptare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy