VN Maqedoni: Ofertë për furnizim me energji elektrike është pranuar vetëm nga SHA ESM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

EVN informon se si furnizuesi gjeneral i energjisë elektrike, nga tenderët e sotëm për furnizim me energji elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve të saj për periudhën janar-qershor 2022, ka pranuar ofertë vetëm nga SHA ESM.

SHA ESM në të dy tenderët (për 60% dhe 40% të totalit të nevojave të planifikuara) përmes ankandeve elektronike i ofroi EVN Home si Furnizues Universal çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 41 euro për megavat orë.

“SHA ESM si ofertues më i favorshëm do të mbulojë sasitë e përgjithshme të planifikuara të energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga Furnizuesi Universal për gjysmën e parë të vitit 2022. Çmimi i pranuar i shitblerjes është për 13,6% më i lartë se ai i mëparshmi i pranuar në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal të Energjisë Elektrike për periudhën korrik-dhjetor 2021, kur SHA ESM ofroi çmimin e shitblerjes së energjisë elektrike prej 36,1 euro për megavat orë për totalin e planifikuar për nevojat e EVN Home si Furnizues Universal”, thuhet në njoftimin e EVN-së./Telegrafi/

 

Advertisement

VN Maqedoni: Ofertë për furnizim me energji elektrike është pranuar vetëm nga SHA ESM shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy