Vodhën në një kishë në Shkup, policia ndalon dy të dyshuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (26.05.2025) në Shkup, oficerët e policisë i privuan nga liria R.D. (30) dhe M.J. (39), të dy nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

“Më 19.05.2025 në SPB Shkup u denoncua se nga kisha “Shën Spasi” në Sopisht, Shkup janë marrë gjësende. Menjëherë nga ana e oficerëve të policisë të SPB Shkup u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa kryerësit e krimit u zbuluan dhe u privuan nga liria në territorin e Shuto Orizarës”.

“Ata e rrëfyen krimin në intervistë zyrtare dhe sendet e konfiskuara u gjetën dhe u kthyen në kishë. Pas dokumentimit të rastit, do të hartohet një raport përkatës”, thonë nga MPB.

The post Vodhën në një kishë në Shkup, policia ndalon dy të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy