Vonesa e pakos së pestë, Selami: 99 mijë punëtorëve u janë paguar pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe përkundër vonesave që hasi pakoja e pestë ekonomike, rreth 99 mijë të punësuarve nëpër kompanitë private në vend u janë paguar pagat e muajit shkurt dhe mars.

Zv.drejtori i DAP, Abdulselam Selami në një prononcim për TVM2 shprehet se për muajin shkurt janë paguar 810 milionë denarë për 51 mijë të punëtor, ndërsa për muajin mars janë paguar 759 milionë denarë për 48 mijë punonjës që janë të punësuar nëpër kompani private.

“Interesi ka qenë shumë i madh për masat financiare për punëdhënësit për pagesën e rrogave. Në mars kemi 12 mijë kompani vendore të cilat deri tash kanë aplikuar dhe nga ato 10 mijë janë miratuar ku janë pëfshirë 48 mij punëtor në shumë prej 759 milionë denarë”, tha zv.drejtori në DAP, Abdulselam Selami.

Selami më tej shton se edhe përkundër krizës me virusin korona për dallim nga viti 2020, të ardhura nga tatimet në muajin prill të këtij viti përbëjnë rreth 9 milardë denarë por pranon se ka ulje në të ardhurat nga tatimi në fitim.

Advertisement

“Edhe përkundër situatës së pandemisë ne kemi rritje të të ardhurave në buxhet. Krahasimi i muajit prill 2020 dhe prillit të vitit 2021 kemi afër 9 miliardë denarë të ardhura në buxhetin e shtetit apo 19.16 përqind rritje nga prilli i vitit 2020. Në tatimin e vlerës së shuat kemi rritje prej 32.5 përqind nga viti i kaluar i kësaj periudhe, për 8.63 përqind kemi ngritje tek tatimi i të ardhurave personale dhe tek tatimi i fitimit kemi ulje të ulët prej 2.94 përqind, në përgjithësi ky vit deri në këtë periudhë kemi pagesa të mira nga ana e kompanive vendore dhe shpresojmë ky trend pozitiv do të vazhdoj deri në fund të vitit”, u shpreh Selami.

Lëvizjet pozitive në arkëtimin e të ardhurave tatimore sipas Selamit efekt të mjaftueshëm kanë dhënë pakot financiare të Qeverisë të cilat përpos që kanë mundësuar likuiditet sa më të lartë tek kompanitë kanë ndihmuar edhe në rruajtjen e vendeve të punës.

Vonesa e pakos së pestë, Selami: 99 mijë punëtorëve u janë paguar pagat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy