Votohet ligji për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafëthanë dhe Prilep – Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi ligjin ku parashihet ndërtimi i Korridorit infrastrukturor 8 (seksioni Tetovë – Gostivar -Bukojçani dhe projekti për autostradë Strugë – Qafëthanë) dhe korridori 10 D (seksioni i autostradës Prilep – Manastir).

Ligji i cili u propozua nga disa deputetë do të mundësojë realizimin e Memorandumin që e nënshkroi Qeveria me kompaninë “Bechtel & Enka” si investitor strategjik për ndërtimin e autostradës Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafëthanë dhe Prilep – Manastir.

Gjatë diskutimit, deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkoi tërheqjen e këtij ligji për shkak se sipas tij, duhet të përmirësohen shumë gjëra në ligj dhe se me përmbajtje të këtillë do të ketë probleme gjatë realizimit të projektit.

“Ky ligj kushton me qindra miliona euro. Me këtë ligj do të ketë shumë probleme, ndërsa nëse është marrëveshje strategjike, pse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare mes dy vendeve, edhe pse ka memorandum për bashkëpunim”, tha Misajllovski./Telegrafi/

Advertisement

Votohet ligji për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafëthanë dhe Prilep – Manastir shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy