Vrasja e dyfishtë në Gjevgjeli, Prokuroria jep detaje të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Publike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Gjevgjeli janë prishja e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vëllezërve, e cila kulmoi për shkak të një debati banal për çështjet e shtëpisë së përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike e RMV-së, nga ku kanë bërë të ditur se një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka inspektuar vendin e vrasjes, ndërsa prokurori pret kallëzim penal gjatë ditës.

Ndryshe, policia dyshon për gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarin V.G. nga Gjevgjelia se mbrëmë rreth orës 19:00 ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe kunatën T.G. (62), para hyrjes së shtëpisë në Gjevgjeli kur i ka qëlluar me armë./Telegrafi/

Vrasja e dyfishtë në Gjevgjeli, Prokuroria jep detaje të reja shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy