minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Vrasje në Shtip, djali vret nënën me një objekt të mprehtë - Struga.info


Vrasje në Shtip, djali vret nënën me një objekt të mprehtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shtipit ka njoftuar se një vrasje ka ndodhur në qytet këtë mëngjes, pas së cilës policia ka ndaluar S.Z. (54) nga Shtipi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në shtëpinë familjare në Shtip. S.Z. e ka goditur nënën e tij me një objekt të mprehtë, pas së cilës ajo ka vdekur në vend. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen.

“Në orën 04:15, policia nga SPB e Shtipit ndaloi të dyshuarin. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës u dorëzua për autopsi, dhe një inspektim në vendngjarje u krye nga një ekip i SPB të Shtipit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Publike. Arma e mprehtë u gjet dhe u sekuestrua për procedura të mëtejshme”, thoë nga policia.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal me procedurë urgjente sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal./Telegrfi/

Advertisement

The post Vrasje në Shtip, djali vret nënën me një objekt të mprehtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy