Vuçiq: Jemi të vetmit që nuk kemi asnjë problem me Maqedoninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur mbrëmë se takimi i ardhshëm “Ballkani i Hapur” në Tiranë do të sjellë konkluzione shumë të mira dhe të rëndësishme, shumë përfitime për të gjithë qytetarët.

“Besojmë se po i afrohemi asaj që do të lehtësojë shumë lëvizjen jo vetëm të qytetarëve që dëshirojnë të udhëtojnë, por edhe të biznesmenëve dhe fluksin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ne do të lidhim popujt tanë që do të kenë marrëdhënie shumë më të ngushta se në të kaluarën”, tha Vuçiq në një intervistë për “Pink TV”.

Në këtë kontekst, ai përkujtoi se Serbia sot i njeh maqedonasit si komb dhe shtet që është më afër Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të tyre dhe ne duhet ta ndërtojmë atë marrëdhënie të mirë fqinjësore.

“Ne pranojmë gjuhën e tyre, kombin e tyre. I urojmë gjithë të mirat maqedonasve, shqiptarëve, serbëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të vetmit që nuk kemi asnjë problem me ta”, ka shtuar Vuçiq./Telegrafi/

Advertisement

Ai vuri në dukje se kishte marrë një video nga kryeministri shqiptar Edi Rama të një fshatari nga veriu i Shqipërisë që shpjegonte përfitimet e “Ballkanit të Hapur” në treg. Fshatari, siç tha ai, ka thënë se për të do të thotë shumë nëse mund të shkojë në Beograd me mallin e tij.

“A e dini se çfarë do të mund të eksportonim, shumë më tepër, dhe çfarë do të eksportonim do të ndryshonte, sepse në vend të lëndëve të para mund të eksportojmë shumë më tepër produkte gjysëm të gatshme dhe produkte përfundimtare, dhe ato janë çmime më të larta”, shpjegoi Vuçiq.

Vuçiq: Jemi të vetmit që nuk kemi asnjë problem me Maqedoninë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy