Xhaferi-Angellov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Talat Xhaferi sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Angel Angellov, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, është konstatuar se mundësia e një takimi të dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian.

“U bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe më të gjerë evropian. Dhe në atë drejtim, u potencua rëndësia e potencimit të shembujve pozitivë dhe narrativëve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit të ndërsjellë, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.

Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar fuqishëm për dialogun ndërmjet shteteve, i cili çon në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për dinjitetin, dhe shprehu pritshmërinë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kenë mundësinë që brenda disa viteve të bashkëpunojnë me sukses edhe në Bashkimin Evropian, siç e bëjnë tani brenda kornizave të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Nga atje shtojnë se në takim të dyja palët ri konfirmuan vullnetin politik për zbatimin e marrëdhënieve të ndërmarra reciprokisht me marrëveshje, dhe në këtë kontekst, Xhaferi e ri konfirmoi edhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në drejtim të vazhdimit të rrugës së integrimit evropian të vendit./Telegrafi/

Xhaferi-Angellov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy