Xhaferi dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e Eduard Kukan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka dërguar telegram ngushëllimi, me rastin e vdekjes së ish-eurodeputetit Eduard Kukan.

Xhaferi shkruan se me pabesim dhe pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e ish-eurodeputetit.

“Me këtë rast, në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, drejtoj ngushëllimet më të thella ndaj familjes së tij, ndaj kolegëve në Parlamentin Evropian dhe ndaj bashkëpunëtorëve më të afërm
në Universitetin Komenius në Bratislavë”.

“Dua të shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e tij të rëndësishëm, bashkë me kolegët tjerë nga Parlamenti Evropian, në kuadër të Dialogut Zhan Mone për avancimin e dialogut politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos në kontekst të procesit eurointegrues. Largpamësia e tij për bashkimin e Evropës me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbesë amanet për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme”, shkruan Xhaferi.

Advertisement

Kukan shërbeu në pozitën e ministrit të Jashtëm i Sllovakisë në vitin 1994, pastaj në vitin 1998-2006, pra gjatë të dy qeverive të udhëhequra nga Mikulas Dzurinda.

Ai mori pjesë edhe në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2004, ai kandidoi pa sukses për president.

Xhaferi dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e Eduard Kukan shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy