Xhaferi e përsërit qëndrimin: Për çdo ndryshim të sistemit zgjedhor nevojitet konsensus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot e përsëriti qëndrimin se çdo ndryshim i sistemit zgjedhor duhet të jetë me konsensus.

“Mbetem në qëndrimin se duhet të ketë konsensus për atë çështje, sepse me konsensus është sjellë edhe Kodi zgjedhor dhe modeli zgjedhor në vitin 2002”, tha Xhaferi në takimin e sotëm me mediumet.

I pyetur për ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe për konkludimin e Komisionit kuvendar për sistem politik të organizohet diskutim publik me rastin e ndryshimeve për vendosje të një njësie zgjedhore, Xhaferi informoi se ai konkludim duhet t’i parashtrohet Kuvendit, i cili më pas duhet të sillet vendim për diskutim publik, që, siç tha, do të thotë procedurë e gjatë.

Xhaferi sqaroi se në atë rast caktohet trupi amë i punës i cili do ta zhvillojë diskutimin, me siguri ai do të jetë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe publikohet teksti i ligjit i cili shkon në diskutim publik, për çka afati është rreth 30 ditë për publikim, paraqitje, shqyrtim dhe informim. Më pas trupi amë i punës duhet t’i përpunojë ato informata dhe e tërë kjo do të marrë kohë, që sipas tij, do të thotë se nuk bëhet fjalë për proces të shpejtë.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit e arsyetoi procedurën se ligji është në mbledhje plenare dhe kur të vijë Raporti nga Komisioni, shërbimet do të punojnë lidhur me konkludimin. Më pas, Kuvendi cakton se cili do të jetë trupi i punës, i cili do ta zhvillojë diskutimin dhe do t’i grumbullojë të gjitha të dhënat.

Xhaferi theksoi se Ligji është në procedurë të rregullt, që do të thotë se Kuvendi fillimisht duhet të vendosë nëse është i pranueshëm apo jo. Nëse Kuvendi voton se propozimi është i pranueshëm, ai shkon në procedurë të mëtutjeshme. Nëse Kuvendi vendosë se nuk është i pranueshëm propozimi, atëherë stopohet e tërë procedura dhe ligji i njejtë nuk mund të parashtrohet sërish në afat prej 90 ditëve.

Për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, Xhaferi tha se ajo është në kompetenca të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe se nuk ka nevojë për paralajmërim.

Xhaferi e përsërit qëndrimin: Për çdo ndryshim të sistemit zgjedhor nevojitet konsensus shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy