Xhaferi: Kanë rrjedhur shumë ujëra nga ajo natë, ndonjëherë uji kthjellej, ndonjëherë turbullohej

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nëpërmjet një video-lidhjeje ka uruar Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin.

“Kanë rrjedhur shumë ujëra nga ajo natë historike. Ndonjëherë uji kthjellej dhe e shihnim qartë ardhmërinë e vendit, ndonjëherë turbullohej dhe ishte shumë vështirë të shihet drita në fund të tunelit, të lundrohet nëpër lumin e rrëmbyeshëm dhe në errësirë të gjetet një strehë e sigurt, themel i fortë dhe ujëra të qeta, pa valë, për gjumin e qetë të fëmijëve tanë.

Në rrugën e rritjes dhe pjekurisë sonë, njëherazi edhe qëndrueshmërisë si shtet, ballafaqoheshim me shumë sfida të cilat na mësuan se shteti i fituar njëherë, nuk do të thotë edhe shtet i garantuar përgjithmonë, përkundrazi, do të thotë se çdo ditë e re është bekim, dhe se çdo ditë e re është mundësi dhe shans të mësojmë më shumë rreth asaj se si të jetojmë bashkë, të mendojmë njësoj, ta ruajmë atdheun dhe të veprojmë të gjithë bashkë dhe të unifikuar në drejtimin e njëjtë, pikërisht ashtu siç pritet prej qytetarëve të përgjegjshëm, politikanëve të guximshëm – vizionarë, të cilët dinë në çdo çast se çka është më e mira për ardhmërinë dhe qëndrueshmërinë e shtetit”, theksoi Xhaferi.

Xhaferi: Kanë rrjedhur shumë ujëra nga ajo natë, ndonjëherë uji kthjellej, ndonjëherë turbullohej shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy