Xhaferi-Odbesku: Rumania mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë, por reformat e nevojshme janë gjithashtu të rëndësishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Tlat Xhaferi sot realizoi takim me ministren e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminica Odbesku, e cila është në vizitë pune në vend, theksojnë nga shtypi i Kuvendit.

Në takim Xhaferi theksoi se marrëdhëniet e përgjithshme mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë karakterizohen me një shkallë të lartë të miqësisë, me dialog politik konstruktiv dhe të hapur, të bazuar mbi marrëdhënie partneriale dhe respekt të ndërsjellë.

“Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminica Odobesku, falënderoi për mikpritjen dhe konfirmoi se Rumania e mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por se është me rëndësi të bëhen edhe reformat e duhura. Sqaroi se reformat kanë qenë sfiduese edhe në shumicën e vendeve anëtare të Unionit, përfshirë edhe për Rumaninë. Sugjeroi për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral të dy vendeve me intensitet të njëjtë dhe për thellimin e bashkëpunimit në aspektin ekonomik. Ministrja Odobesku vuri theks mbi mbështetjen e ndërsjellë të vendeve të Ballkanit Lindor dhe Perëndimor në raport me zgjerimin a u ndal edhe në ngjarjet e fundit të sigurisë në botë, siç është lufta në Ukrainë dhe situata në Rripin e Gazës”, theksojnë nga atje.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar me fokus në bashkëpunimin në drejtim të çështjeve evropiane është shumë i rëndësishëm./Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi-Odbesku: Rumania mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë, por reformat e nevojshme janë gjithashtu të rëndësishme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy