Xhaferi për problemin me lejet e vozitjes: Gjatë ditës së sotme do të ketë vendim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaferi për problemin me lejet e vozitjes: Gjatë ditës së sotme do të ketë vendim

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me vlefshmërinë e patentë shoferëve, problem që shkaktoi panik tek qytetarët.

Xhaferi tha se gjatë ditës së sotme do të ketë takim në Kuvend me kryetarin dhe deputetët dhe do të mundohen të gjejnë zgjidhje ligjore për vlefshmërinë e patentë shoferëve, që skadon ditën e sotme.

“Këto ditë kemi pasur shumë sfida dhe i kemi marrë të gjitha zgjidhjet e mundshme në të mirë të qytetarëve. Gjatë ditës do të kemi vendim, duke pasur parasysh se sot duhet të jem në Kuvend për angazhime tjera. Do të kemi mbledhje të përbashkët me deputet dhe të gjejmë zgjidhje eventuale ligjore. Punojmë në këtë dhe do të kemi vendim”, tha Xhaferi.

Advertisement
Lexo po ashtu
Mitreski për problemin me patentë shoferët: Kuvendi do të ndërmerr masa urgjente

Ndryshe, sot edhe kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski, njoftoi se i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare se nëse është nevoja do të caktohet seancë urgjente, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për patentë shoferët./Telegrafi/

Advertisement

Xhaferi për problemin me lejet e vozitjes: Gjatë ditës së sotme do të ketë vendim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy